Harley Davidson bëhet elektrik

Harley Davidson do të prezantojë modelin e tij të parë elektrik vitin e ardhshëm.

Modeli që do të quhet LiveWire do të shfaqet më 6 nëntor 2019, në Milano.

Ky do të jetë versioni i parë i kompanisë prestigjioze të motorëve me karikim elektrik. Motori do të kushtojë 25 mijë euro dhe shpejtësia maksimale e tij do të arrijë deri në 160 km/h.

Ky do të jetë modeli më revolucionar i Harley Davidson që nga viti 1903.

Lër një koment