fbpx

Harroi të fikte kamerën dhe nisi të zhvishej, reagon senatorja e Meksikës

Senatorja e Meksikës, Martha Lucia Micher ka reaguar për videon që u bë virale, ku ajo shfaqet topless teksa ishte në një video konferencë live.

Gjatë një konference në aplikacionin ‘zoom’ 66-vjeçarja pasi ka mbaruar fjalimin është larguar dhe është zhveshur duke harruar se kamera ishte akoma e hapur.

Pas këtij incidenti ka reaguar Micher, fillmisht ajo u ka kërkuar ndjesë kolegëve për këtë incident. Më pas ajo është shprehur se nuk ka turp të tregojë pjesët intime dhe se është krenare për trupin e saj

“Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit pa dashje. Unë jam një grua 66-vjeçe dhe ka ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe të përgjegjshëm dhe ndjehem krenare për trupin tim,” tha Michel.