fbpx

“Harrojeni Bale, është tjetër lojtar. Nuk rikthehet më dot ai që ishte”

Screenshot_4-3.jpg
Gareth Bale i dha fund aventurës aventurës 7-vjeçare me Real Madrid në shtator dhe vendosi të rikthehet te Tottenham, skuadra ku shkëlqeu edhe u bë një nga lojtarët më të mirë në planet.

31-vjeçari është huazuar për një sezon te Spurs, por deri tani nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij.

Një gol në kampionat dhe një në Europa League janë shumë pak.

Ish-kapiteni legjendar i Manchester United, Roy Keane flet hapur rreth yllit uellsian, duke deklaruar për The Sun se lojtari aktual nuk ka aspak lidhje me atë që ishte vite më parë në Madrid.

Futbollistët e mirë duhet të luajnë gjithmonë, nga java në javë. E di mirë se çfarë na ka dhuruar Bale në të kaluarën, por tani nuk e ka kokën më në vend“, deklaron Keane.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303