“Harrojeni nëse mendon se jemi policë rreshti”, përplasje dhe debat brenda PS-së

ndreu-dhe-lleshaj.jpg

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj patën një përplasje teksa diskutonin sot në mbledhjen e Task-Forcës për Turizmin.

Shkak për përplasjen e tyre është bërë shembja e ndërtimeve pa leje nga IKMT, në periudhën e sezoni turistik.

DEBATI I PLOTË:

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një njoftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shëmeb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë. Ia kam thënë kryeministrit dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshti harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmu, ka ardh koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë… Bëj thirrje publikisht të ulemi trë diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Sms nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk ekziston bashkia në bashkinë Lezhë ka këshill.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kërsej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka goditur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj dhe zbatohen në mënyrë rigoroze. Siaps rregullave nuk negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend, ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejperdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush tjetër…

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303