fbpx

Harry dhe Meghan hapin instagram

royals.jpg

Meghan Markle dhe Princi Harry i janë bashkuar zyrtarisht Instagramit.

Çifti mbretëror lëshoi një deklaratë për faqen e tyre në Instagram, duke shkruar:

“Mirësevini në Instagramin tonë zyrtar. Shpresojmë të ndajmë punën që ne drejtojmë, kauzat që ne mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për të nxjerrë në pah çështjet kyçe. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju mirëpresim”.

Duka dhe Dukesa e Sussex-it tashmë kanë më shumë se 2 milionë ndjekës në llogarinë e tyre @sussexroyal.

Ata e hapën llogarinë këtë pasdite dhe tashmë kanë postuar imazhin e tyre të parë. Çifti është duke u përgatitur për të mirëpritur fëmijën e tyre të parë që pritet të vijë në jetë në javët që vijnë.

Meghan kishte më parë një llogari të Instagram, por faqet e saj në rrjetet sociale u fshinë kur ajo u bë anëtare e familjes mbretërore./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303