fbpx

Harry dhe Meghan në telashe? Çifti thirren në Gjykatën Mbretërore pas ‘arratisë’ në Los Angeles

Në nëntor u nisën për në Los Angeles dhe që atëherë gjurmët e princit Harry, Meghan Markle-it dhe të voglit Archi, humbën. Plani fillestar ishte të kalonin Krishtlindjet në SHBA bashkë me gjyshen Doria Ragland, por mesa duket dukët e Sussex janë detyruar të vijnë më herët në Londër, ku i pret një ballafaqim me princin Karl.

Në Kaliforni bëjnë një jetë shumë të rezervuar në vilën e Ragland. Përveç dy publikimeve në rrjetet sociale për t’i bërë homazh shoqatave bamirëse me të cilat janë lidhur, Harry dhe Meghan nuk janë shfaqur askund. Ata zbarkuan përtej oqeanit me një staf prej njëzet vetësh, truprojat e tyre, vetëm për të patur garanci për privatësinë e tyre.

Çifti ama, mësohet të jetë thirrur në Gjykatë nga princi Karl, sipas burimeve pranë familjes mbretërore.

Thuhet se po bëhen përgatitje për të kaluar festat në ‘Frogmore Cottage’, ku do të jetë e ftuar edhe Doria, sigurisht në shumë distancë me koka të tjera ‘me kurorë’. Por menjëherë pas kësaj, Harry dhe Meghan u pritën nga mbreti i ardhshëm i Anglisë për të diskutuar mbi avenirin e tyre. Mesa duket, dëshira e tyre, gjithnjë në rritje, për privaci, do i detyrojë të zgjedhin mes lirisë dhe Kurorës.