Hasan Cara sot mbushte 18 vjeç, shokët e klasës dedikim prekës

cara.jpg

Ai sot do festonte me të gjithë familjen e shokët e klasës.

Hasan Cara, 18 vjeç, është një nga personat që humbi jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 të Shkallës Rihter, që goditi vendin, mëngjesin e së martës.

Cara, megjithëse u nxorr nga rrënojat në Thumanë nuk mundi të mbijetonte.

Nëse do të ishte mbijetonte ai do të festonte ditëlindjen e 18-të. Madje shokët e tij të klasës i kishin bërë edhe një tortë, duke mos ditur që i mituri kishte humbur jetën nën rrënoja.

Po të ishte gjallë ai sot do të festonte ditëlindjen e tij të 18 së bashku me shokët e shoqet, ashtu edhe siç e kishte planifikuar.

“Kemi nevojë për një informacion urgjent. Duam të dime nëse Hasan Cara jeton, sepse nxënësit po me kalojnë shok. Qarkullojnë informacione që është gjallë. Ju lutem kush ka informacion të na thotë.

I bënë tortën e ditëlindjes sepse ai sot bën 18 vjeç!”, ka shkruar një prej mësuesve të tij në rrjet.

Por përgjigjen e hidhur ua ka dhënë kushërira e tij, duke treguar se ai nuk përballoi dot plagët e marra.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303