fbpx

‘Hashim Thaçi jemi me ty’, parullat e tifozëve në Vlorë që krijoi tensione

Me disa minuta me vonesë ka nisur ndeshja mes  Flamurtarit dhe Luftëtarit. Kjo pasi dy parulla të vendosura në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë, janë cilësuar si politike nga delegatët e FSHF-së, duke sjellë edhe përplasjen e tyre me administratorin e klubit vlonjat Sinan Idrizi.

“Hashim Thaçi Vlora krenohet me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë” ishin dy parullat për të cilat i deleguari i FSHF-së është shprehur se ishin politike dhe ka kërkuar heqjen e tyre, por është kundërshtuar nga administratori Idrizi.

Idrizi tha se nuk dëshironte t’i hiqte parullat pasi ishin vendosur nga tifozët, madje ai ishte dakord që të mbyllej edhe ndeshja. Por parullat u hoqën, ndërsa ndeshja ka nisur me 16 minuta vonesë.