Hashim Thaçi në spital, Presidenca zbulon gjendjen e tij

hashim.jpg

Edhe gjatë ditës së sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Klinikën Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi po vijon trajtim shëndetësor pas problemit që pati me veshkat.

“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303