fbpx

Hashim Thaçi tregon mesazhin që mori nga Putin

putin-696x465-674x450.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në një intervistë në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington.

Teksa u pyet në lidhje me idenë e tij për korrektim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë Thacci tha se “tani koha që ta definojmë punën e kufirit me Serbinë. Nuk ka njohje reciproke pa definimin e kufirit.

Thaçi tha se në këtë proces Kosova do të marrë njohjen ndërkombëtare, teksa përmendi edhe premtimin që kishte marrë nga Presidenti rus Putin.

“Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur mundësi për njohjen e Kosovës edhe Rusia ka dërguar mesazh se nëse palët merren vesh ne do t’i mbështesim. Ketë mesazh ma ka dërguar mua personalisht edhe Presidenti Putin”, tha Thaçi. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303