29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Hasmëria, 27-vjeçarit i shpërthen tritoli në fytyrë

spot_img

Një 27-vjeçar nga Gjirokastra ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi një lëndë shpërthyese i ka dëmtuar pjesën më të madhe të trupit dhe fytyrën.

I riu Vitjon Lluka kishte dalë për të kullotur bagëtinë në fshatin Shtëpëz, ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë.

Mësohet se ai ka parë një pako të mbështjellë me letër, ku nga kurioziteti e ka hapur menjëherë atë.

Si pasojë, pakoja ka shpërthyer duke lënë të plagosur rëndë Vitjon Llukën.

Menjëherë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, ku i lënduari është transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor.  Dyshimet janë për hakmarrje, pasi para 3 vitesh vëllai i Vitjon Llukës ka realizuar një vrasje.

Enrik Lluka, vëllai i të plagosurit, ka vrarë kushëririn e tij të dytë Dorian Llukën dhe ka plagosur Birbil Llukës./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat