Hawking: E ardhmja, e supernjerëzve të modifikuar gjenetikisht

Stephen Hawking, shkencëtari britanik që u nda nga jeta në 14 marsin e këtij viti, ka bërë një parashikim të frikshëm në librin e tij “Përgjigjet e mia për pyetjet e mëdha”, që do të dalë në shitje këtë javë.

Sipas tij, njerëzit do të dominohen nga një racë supernjerëzish gjenetikisht të modifikuar, që përmirësohen vetë, pa pritur kursin e natyrës.

“Nuk ka kohë për të pritur që evolucioni darvinian të na bëjë më inteligjentë”, shkruan shkencëtari i madh në një nga ekstraktet e librit.

“Pasi këta supernjerëz të shfaqen, do të ketë probleme politike domethënëse, me qeniet njerëzore të papërmirësuara që nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë me ta. Me shumë gjasa do të zhduken, ose do të humbasin rëndësi. Do të ketë në anën tjetër një racë qeniesh që vetëprojektohen dhe që përmirësojnë vetveten me një shpejtësi në rritje. Nëse raca njerëzore arrin të rikrijohet, me gjasë do të zgjerohet dhe do të kolonizojë planete dhe yje të tjerë”, lexohet në librin e Hawking.

Lër një koment