‘Hë, vishe…’/ Plas gallata mes Ramës dhe studentes së mjekësisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Fakultetin e Mjekësisë, ku ka bërë një prezantim të shkurtër për nisjen e vitit të ri akademik 2019-2020.

Një batutë ka qarkulluar mes Ramës dhe një studenteje të ekselencës, teksa kryeministri i veshi uniformën e mjekut.

Studentja ekselente e mjekësisë, Erisa Hoxha, u thirr për t’i veshur Rama bluzën e bardhë, dhe kjo u pasua me të qeshura në sallë. Kjo jo pa arsye… Gjatësia e kryeministrit e bëri vajzën të hutohej, dhe këtu Rama iu gjend në ndihmë duke i thënë: Hë, vishe…

Studentja u përgjigj duke qeshur: Të iki unë tani…

ERTV Live😊: Fakulteti i Mjekësisë🥼🏥 – Hapet viti i ri akademik 2019-2020.Pakti për Universitetin, angazhim i përbashkët, për të ecur së bashku përpara, duke ndërtuar hap pas hapi, botën e re universitare siç kemi nisur qysh prej protestës studentore🤝

Geplaatst door Edi Rama op Maandag 14 oktober 2019