fbpx

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti”, Rama jep mesazhin: Kemi edhe projekte të tjera

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se shumë shpejt do të ndërtohet shumë shpejt Skavica.

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim.

Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama.