Sapo ka përfunduar takimi i qeverisë me banorët e Gramshit në lidhje me kanionin e Holtës.
Ministrat Klosi dhe Balluku, së bashku me kreu e Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla zhvilluan një diskutim politik me banorët në lidhje me HEC-in në Kanionin e Holtës.
Kujtojmë që banorët e kanë kundërshtuar këtë HEC dhe pikërisht për këtë u mbajt një takim.
Balla tha se kërkesa e banorëve do të shqyrtohet nga kryeministri Rama.
Ndërkohë, ministrja Balluku tha se ka vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre
“Së bashku me Ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”, tha Balluku.
Ndërkohë, në mesditë pritet të startojë protesta e tyre për Kanionet e Holtës./real-news.tv
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/312931959335419/