fbpx

Helikopteri i ushtrisë shqiptare bën ulje të detyrueshme në Itali, ja arsyeja

heli.jpg

Një ulje e detyrueshme si pasojë e një defekti është bërë nga helikopteri i ushtrisë shqiptare në Itali. Bëhet me dije sipas mediave italiane, se helikopteri ka pësuar një defekt dhe ka bërë ulje emergjente në një fushë në Poppi, Cesantino.

Karabinierët e zonës kanë nisur hetimet në lidhje me gjithë këtë ngjarje dhe shpjegojnë se ato do të jetë të gjata dhe komplekse, për shkak të përfshirjes së mjeteve ushtarake.

Anëtarët shqiptarë të ekuipazhit mësohet se janë të gjithë mirë. /Faxweb.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303