fbpx

Çmontojnë kondicionerin, sëmuren 8 rrobaqepëse

durres-spitali.jpg

Tetë punonjëse të një rrobaqepësie në një fshat të Durrësit, Fllakë, kanë shfaqur masivisht probleme shëndetësore në punë, dhe për pasojë kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gratë punonjëse kanë shfaqur shenja dobësie, këputje dhe marrje mendsh. Ato kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa më tej me kryerjen e analizave do të mësohet se çfarë e shkaktoi gjendjen e rënduar shëndetësore tek punonjëset që kanë qenë në turn gjatë mesditës së sotme rreth orës 13:30, kur ato shfaqën problemet.

Sipas hetimeve paraprake – thotë policia – ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner,  i cili ka lëshuar gaz.

“Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim zyrtar të policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *