Helmimi i nxënësve në Golem, dalin detaje të reja

Raportohet se janë 5 nxënës të një shkolle në Golem që janë helmuar nga gazi i një bombole.

Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë në një qendër shëndetësore.

Fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mendsh.