Helmimi i qytetarëve në Krujë/ “Papërgjegjshmëri”, Rushaj përplaset në Kuvend me Ballën, i kthehet socialisti: Çështjet që shtron Kuvendi s’janë debate kafenesh

Screenshot_5-6.png

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Alfred Rushaj është ndalur sot në Parlament te helmimi masiv i qytetarëve në Krujë.

Madje ai ka kërkuar që në pikën e parë të rendit të ditës të diskutohet mbi situatën në Krujë.

Sapo depozituam një kërkesë, ka një ngjarje shumë të rëndë në Krujë për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm janë qindra qytetarë nga Kruja që janë detyruar të shkojnë në spital për ndihmën e shpejtë dhe deri më tani rezulton se kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri. Sipas nenit 31 te rregullores kërkojmë të ndryshojmë rendin e ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjente në bashkinë e krujës. Kuvendi e ka detyrim të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka dëmtuar qytetarët.

Kërkesa nuk është pranuar nga maxhoranca.

Dua tju uroj shërim të plotë banorëve që siç raportohet nga organet shtetërore prezentë në vend rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm. Edhe prokuroria dhe policia po bëjnë të gjitha raportimet për ti shkuar  deri në fund kësaj ngjarje. Unë se di që kuvendi ka atribute të bëjë hetime penale, këto duhet ti bëjnë autoritetet. Është në të drejtën tuaj të kërkoni interpelancë, ngjarje të tilla duan sa më pak politizim dhe hetim me përgjegjësi. Çështjet që shtron kuvendi s’janë debate kafenesh.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303