fbpx

Hënes: Nuk paguaj 42 milionë euro për Hamesin

Henes.jpeg

Uli Hënes, presidenti i Bajernit të Mynihut, ka folur për Hames Rodrigezin, lojtar që po duket se po fiton një rol vendimtar në fushë, por ende jo në formacionin e trajnerit Robet Kovaç, i cili ka arritur të ngushtojë diferencën me Borusian e Dortmundit në vetëm 3 pikë dhe tani është në valle për titullin kampion.

Por presidenti i bavarezëve, në prononcimin e tij, e ka lënë në ajër situatën e kolumbianit të ardhur me formulë huazimi nga Reali i Madridit.

E ardhmja e Hamesit varet nga trajneri. Nëse Kovaç nuk ka ndërmend ta përdorë, unë nuk kam ndërmend të paguaj 42 milionë euro. Nëse ai parashikon që ta aktivizojë më shpesh, do ta paguajmë kartonin e tij. Kemi të drejtën e blerjes që mund ta përdorim deri në fund të majit, ende nuk kemi marrë një vendim”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303