fbpx

Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces

KUFIJ.jpg

Për këtë Rama ka thënë se kishte iniciuar në vitin 2019 iniciativën ‘Mini-Shengeni ballkanik’ që tani ka marrë emrin “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë, Kosova ka refuzuar tashmë të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ishte zotuar që do t’i bashkohet iniciativës së “mini-Shengenit” përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ideja e tregut të përbashkët rajonal mund të nisë me një treg të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.“Do të duhej të praktikohej si do të funksionojë ky treg i përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, para se një ide e tillë të zgjerohet edhe në shtet tjera të Ballkanit”, ka thënë Zeka.

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë vazhdimisht janë deklaruar se hasin në procedura burokratike kur eksportojnë në Shqipëri. Ata kanë kërkuar që të hiqet kufiri dhe lëvizja e njerëzve, si dhe e mallrave të bëhet sikur në vendet e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’u qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

Por, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit”, është nismë pa vizion për rajonin. Kjo iniciativë, nuk përkrahet as nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Për eliminimin e barrierave tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje. Po ashtu, për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Të dyja vendet kanë ndërtuar edhe rrugë, apo autostrada që i lidhin më lehtë ato./REL/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303