fbpx

Heqje e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin? Merret vendimi përfundimtar

veton-surroi-1-1.jpg

Prefekti i Qarkut të Kukësit ka rrëzuar vendimin e Këshillit, të cilët kërkuan heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroit.

Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta.

Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, sqaroi se Veton Surroit i është hequr titulli “Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303