Heroinë, armë dhe bizhuteri të vjedhura, arrestohet punëtori shqiptar në Itali

Një punëtor shqiptar është arrestuar në Itali në kuadër të operacioneve anti- drogë dhe armëmbajtjeve pa leje.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është arrestuar pasi në shtëpinë e tij në San Pancrazioi janë gjetur ekzaktësisht tre pistoletë, pesë armë të llojit pushkë dhe gjysëm kile heroinë.

Por gjithashtu në banesë, ku dhe u ndalua i janë gjetur dhe sende të cilat ishin të vjedhura. Nga fotot e Policisë italiane bien në sy orët e shtrenjta, varëset dhe unazat prej floriri.