“Heronjtë e ajrit”, Xhaçka: Krenari për këta djem në uniformë

helikopter-FA-e1547888531625-770x373.png

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar një video nga të ‘heronjve të ajrit’.

Bëhet fjalë për ushtarakët e Forcës Ajrore, pilotë dhe teknikë që vetëm për pak ditë kanë ndihmuar mbi 100 banorë në vështirësi nga moti i keq.

“Qytetarët i kanë pagëzuar si ‘heronjtë e ajrit’. Dhe të tillë janë të gjithë pilotët e teknikët e Forcës sonë Ajrore. Vetëm gjatë këtyre ditëve të motit të keq, mbi 100 banorë në vështirësi janë ndihmuar përmes ndërhyrjes nga ajri. Të thuash “krenari” për këta djem në uniformë është pak. Faleminderit për shërbimin çdo efektivi në FA!”, shkruan ministrja Xhaçka.
(real-news.tv)
scroll to top