fbpx

Hetimet ndaj Trump/ Dëshmon në Kongres ambasadori amerikan në BE

Trump-3.jpg

Ambasadori amerikan në BE, Gordon Sondland, ka dëshmuar para Kongresit amerikan, në lidhje me hetimin që është hapur ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian dhe disa të dërguar tjerë, bashkë me avokatin personal të presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, kanë qenë të përfshirë në bisedimet e zhvilluara më herët gjatë vitit, në të cilat liderëve politikë ukrainas u ofrohej një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, në këmbim të premtimeve nga Ukraina për të hetuar kundërshtarin politik të Trumpit, ish nën-presidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Dëshmia e tij ka fituar vëmendje prej kur demokratët kanë publikuar disa mesazhe të Sondland dhe ambasadorëve të tjerë, duke përfshirë të dërguarin e posaçëm në Ukrainë, Kurt Volker, të cilët kanë diskutuar rreth vizitës së mundshme të presidentit ukrainas në Uashington.

Ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për politikë të jashtme, Fiona Hill, në dëshminë që ka dhënë në kuadër të hetimeve për shkarkim të Trumpit dy ditë më parë,ka akuzuar Sondlandin për tejkalim të kanaleve diplomatike në komunikim me zyrtarët ukrainas.

Hetimet për shkarkim të Trumpit janë nxitur nga ankesa që ka bërë një informator rreth qasjes së Trumpit ndaj Ukrainës, si dhe pas publikimit të një bisede mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas më 25 korrik.

Në kohën kur është zhvilluar kjo bisedë, Trump pati pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë të 391 milionë dollarëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303