fbpx

Hetimet për minoritarin, Greqia test për negociatat

1541152375_ZvministriiJashtmgrekJorgosKatrougalos.jpg

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos në një prononcim për mediat në Athinë deklaroi se hetimet për vrasjen e minoritarit në Gjirokastër janë test për negociatat mes dy vendeve.

Ai u shpreh se është në kontakt me Tiranën zyrtare mbi ecurinë e hetimeve.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike të vendit fqinj dhe prioritetet tona janë ato që thamë që në fillim: të hidhet dritë e plotë mbi çështjen. Të mbrohen të drejtat e vëllezërve tanë grekë që jetojnë atje. Për fat të keq, në vend që të na mbetet imazhi i gëzuar i dy vendeve që pajtohen dhe nderojnë të vdekurit, kishim këtë shije të hidhur nga vdekja e homogjenit tonë. Deri tani, kishim evoluar në progresin e negociatave diplomatike mes dy vendeve. Me të vërtetë është një test sesi do të avancojë kjo çështje me drejtësinë shqiptare. Unë nuk dua të paragjykoj, dua të shpresoj që do të kemi zhvillimin që të gjithë presim dhe shpresojmë

Dy vendet janë në bisedime për çështjet e hapura që ende nuk kanë marrë një zgjidhje, nga kufiri detar, por edhe heqja e ligjit të luftës, ndërsa vrasja e ekstremistit Kaficas të dielën e kaluar tensionoi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *