Hetimet/ Zbulimi tronditës për vdekjen e Sala

Emiliano Sala nuk ka vdekur nga përplasja e avionit në kanalin anglo-francez në 21 janar 2019.  Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson ishin të ekspozuar ndaj një sasi të monoksidit të karbonit “me gjasë fatale” para përplasjes tragjike të aeroplanit më 21 janar.

Sala humbi jetën e tij ndërkohë që trupi i Ibbotson nuk është gjetur asnjëherë pasi avioni Piper Malibu PA-46 u rrëzua në mes të Nantes dhe Cardiffit në fillim të këtij viti.

Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore ka thënë se sulmuesi i Cardiff City, Sala, i cili sapo kishte nënshkruar për ata, kishte një nivel të monoksidit të karbonit prej 58 për qind në gjakun e tij.

Kjo sasi mund të shkaktojë krizë, humbje ndjenjash dhe sulm në zemër. Gjithçka e nivelit mbi 50 për qind konsiderohet me gjasë fatale.

Dyshohet gjithashtu se zotëri Ibbotson ka pasur të njëjtin nivel të monoksidit të karbonit në gjak.