fbpx
I pakategorizuar

Hetimi i Demokratëve/ Trump: Miratojeni shkarkimin tim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nxitur Demokratët që ta bëjnë hetimin për shkarkim “ sa më shpejt”.

Në një postim në Twitter, Trump foli kundër hetimit për shkarkim të udhëhequr në Dhomën e Përfaqësuesve, duke pretenduar se një gjykim në Senat do të ishte shumë më “i drejtë” për të.

“Demokratët Asgjë-Bërës kishin një ditë të keqe historike në Kongres,” shkroi presidenti këtë mëngjes. “Ata nuk e kanë rastin për hetimin për shkarkim dhe po e poshtërojnë vendin tonë. Por, asgjë s’ka rëndësi për ta, kanë luajtur mendsh.”