Hetimi i Mueller, Trump: Nuk ka asnjë fshehje në lidhje me hetimin

Donald Trump mohoi sot çdo fshehje në lidhje me përfundimet e hetimit të gjerë rus, që e akuzojnë demokratët, duke u shprehur me një ton të ashpër gjatë një konference për shtyp.

“Unë nuk e praktikoj fshehjen”, deklaroi presidenti amerikan pasi kishte përfunduar një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë të parashikuar para shumë ditësh me krerët demokratë të Kongresit, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, në lidhje me një plan të gjerë infrastrukturor.

Në fakt demokratët e kishin akuzuar pak më parë se ishte angazhuar në një operacion fshehjeje.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi gjithashtu demokratëve që të ndërpresin hetimet e tyre të cilat i konsideroi të kota./real-news.tv/