Hetimi ndaj presidentit të SHBA/Trump sulmon ish-ambasadoren e SHBA në Ukrainë ndërsa ajo jep dëshminë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar ish-ambasadoren e SHBA në Ukrainë, Marie Yovanovitch, në një seri postimesh në Twitter ndërsa ajo po dëshmon gjatë një seance publike.

Ish-ambasadorja e Ukrainës po dëshmon para Dhomës së Përfaqësuesve.

Demokratët po hetojnë nëse presidenti Trump i ka ushtruar presion homologut të tij ukrainas për të nisur hetime pë rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin  e tij.

Trump tha se “kudo që Marie Yovanovitch ndodhi diçka e keqe”, duke vënë në dukje se “është një e drejtë absolute e presidentit të SHBA-së për të emëruar ambasadorë.”

Sulmi i tij në Twitter erdhi ndërsa Yovanovitch mbrojti kredencialet e saj si diplomate karriere dhe luftëtare e korrupsionit në Ukrainë./real-news.tv/