fbpx

Hetimi ndaj Trump/ Demokratët kërkojnë dëshminë e Bolton

john-bolon.jpg

Demokratët kanë ripërsëritur kërkesën e tyre që ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit amerikan Donald Trump të thirret për të dëshmuar në gjyqin e zgjedhjes së presidentit.

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka pretenduar në librin e tij të ri se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka synuar të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, nëse ajo nuk heton rivalët e tij politikë, ka raportuar e përditshmja, The New York Times.

Në raportin e 26 janarit, thuhet se Bolton ka shkruar në libër se Trump i ka thënë atij që dëshiron të bllokojë qindra miliona dollarë të ndihmave për Ukrainën, nëse kjo e fundit nuk i ndihmon në hetimet rreth ish nën-presidentit amerikan, Joe Biden dhe djalit të tij.

Ekipet ligjore të Trump kanë insistuar vazhdimisht se presidenti kurrë nuk e ka lidhur ndihmën për Ukrainën me hetimet.

Pas publikimit të raportit, demokratët kanë rikthyer thirrjet për dëshmi të Bolton në gjyqin kundër Trump, që po zhvillohet në Senat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303