Hetimi ndaj Trump/Demokratët shpallin prova të reja përpara votimit

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë paraqitur dëshmi të reja si pjesë e hetimeve kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Të martën, ata publikuan dokumente në lidhje me dyshimet se presidenti Trump i ka bërë presion Ukrainës për ta hetuar rivalin politik, Joe Biden, me qëllim të dëmtimit të imazhit të tij para zgjedhjeve që mbahen këtë vit.

Në mesin e dokumenteve të publikuara pati mesazhe telefonike dhe shkrime të shkruara me dorë nga një ndihmës i Rudy Giuliani-t, i cili është avokat personal i presidentit amerikan.

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë thënë se do t’i dërgojnë këto dokumente në Senat bashkë me nenet e propozuara për hetimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë sot nëse do t’i dërgojë nenet në Senat apo jo. Duke e parasysh faktin që demokratët kanë më shumë anëtarë në këtë institucion, pritet që ky hap të miratohet.

Presidenti Trump akuzohet për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, shkruan “BBC”.