fbpx

Hetimi ndaj Trump/ Ish-ambasadorja e SHBA në Ukrainë: Ndihem e kërcënuar nga Trump

former-ambassador.jpg

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch dha dëshminë e saj para Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo tha, se është ndjerë e kërcënuar nga presidenti Trump.

Yovanovitch tha, se në mbrëmjen e 24 prillit, gjatë një pritjeje në ambasadë, ajo ka marrë një telefonatë nga Departamenti i Shtetit. Aty i është kërkuar, që të kthehet me avionin tjetër në Uashington dhe i është thënë, se Trump ka humbur besimin tek ajo.

“Ishte e tmerrshme ta dëgjoje këtë, nuk u tha asnjë arsye e vërtetë, pse duhej të largohesha”.

Gjatë seancës dëgjimore publike, Trump e sulmoi atë në Twitter.

“Kudo, ku Marie Yovanovitch ka qenë, gjendja është bërë më keq”- shkroi Trump.

Yovanovitch u pyet gjatë seancës për këtë reagim të presidentit Trump, për të cilin ajo tha:

“Kjo është frikësuese”.

Kryetari i komisionit hetimor, Adam Schiff akuzoi Trump për “frikësim në kohë reale”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303