Hetimi ndaj Trump/ Ish-këshilltari i Pompeos dëshmon para Kongresit

ish-keshilltari-i-Pompeos.jpg

Ish-këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Michael McKinley, do të dëshmojë para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kuadër të hetimeve që po bëjnë demokratët për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Hetimet lidhen me një bisedë telefonike që Trump ka zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, më 25 korrik. Trump i ka kërkuar Zelenskiyt të punojë me avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, dhe prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, William Barr, dhe së bashku të hetojnë rivalin politik të Trumpit, Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter, për korrupsion të dyshuar.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303