fbpx

Hetimi ndaj Trump/ Seancat dëgjimore do të bëhen publike javën tjetër

us-congress.jpg

Demokratët e Kongresit kanë njoftuar se seancat e para publike në hetimin e tyre që mund të kërkojnë të heqin Presidentin Donald Trump nga detyra do të jenë javën e ardhshme.

Tre zyrtarë të Departamentit të Shtetit do të dëshmojnë fillimisht në seancat që do të jepen në televizion, të cilat më parë janë mbajtur pas dyerve të mbyllura.

Hetimi përqendrohet në pretendimet se administrata e presidentit Trump mbajti ndihmë për Ukrainën për ta nxitur atë për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

Trump mohon çdo keqbërje dhe e ka quajtur hetimin një “gjueti  shtrigash”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303