fbpx

Hezitimi i Juves, agjenti: Chiellini do rinovimin

Screenshot_15-10.jpg

Kontrata e Giorgio Chiellinit me Juventusin ka përfunduar tashmë dhe deri në momentin e firmës, mund të themi se e ardhmja e tij është në dyshim.Përkundër lajmeve se Juve dëshiron të rinovojë me të, agjenti i mbrojtësit, Davide Lippi, në një intervistë për mediet italiane, lë të kuptojmë se klubi po heziton për zgjatjen e kontratës, përkundër dëshirës së kapitenit.“Chiellini dëshiron të qëndrojë te Juventusi, por që të ndodhë një martesë, duhen dy vetë. Giorgio është shumë, shumë i qetë. Nuk ka asgjë të re.Tërheqja? Të mendosh tani Chiellinin jashtë fushës do të ishte absurde, kështu që jam i sigurt se ai do vazhdojë të luajë”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303