Hidhet nga kati i tretë i pallatit, vdes 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një person është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Mësohet se shkak i hedhjes nga pallati ku viktima banonte ishte gjendja e tij depresive, kështu të paktën ka konstatuar policia.

64-vjeçari mori menjëherë ndihmën mjekësore, por ndërroi jetë në spital.

Në vendndodhje mbërriti menjëherë ambulanca dhe policia për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur ngjarjen tronditëse./real-news.tv