fbpx

Hidhet shorti, ja 3 gjyqtaret që kanë në dorë fatin e Sajmir Tahirit

o-saje.jpg

Është hedhur pak më parë shorti dhe janë zgjedhur gjyqtarët të cilat do të kenë në dorë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga shorti i hedhur sot u përcaktua kolegji penal i përbërë nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Njoftimi i plotë:

Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.

Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare

Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303