Higuain: Milani më ka rinuar

“Ndihem mirë, jam në një formë të mirë fizike. Te Milani më duket sikur jam 4-5 vite më i ri. Jam i lumtur”.

Kështu shprehet Gonzalo Higuain në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi argjentinas shtoi se te Milani ka gjetur pikërisht atë që i duhej pas një Botërori “jo të bukur”.

Të dielën, Higuain do të luajë derbin e tij të parë të Milanos dhe argjentinasi shpreson që të debutojë me gol: “Luhet 11 kundër 11, plus tre zëvendësime për çdo skuadër. Shpresoj që edhe unë të debutoj me gol në derbi e të bëj pjesë në klubin e emrave të mëdhenj, por gjeja më e rëndësishme është që të fitojmë, jo kush shënon”.

Numri 9 i kuqezinjve u pyet edhe për largimin nga Juventusi dhe argjentinasi nuk e pati problem që të pranonte se e përzunë nga ekipi: “Praktikisht, ndodhi ajo që e thonë të gjithë: më përzunë. Por unë nuk kam ndjenjën e hakmarrjes për ta”.

Higuain shpjegoi më tej se vendosi që të transferohej te Milani sepse ky klub e kërkoi me ngulm, ndërsa te Chelsea e donte vetëm Sarri.

Lër një koment