Higuan bëhet zyrtarisht lojtar i Chelsea

Gonzalo Higuain është zyrtarisht lojtar i Chelsea.  Argjentinasi u prezantua sot te blutë e Londrës si përforcimi më i ri i skuadrës, duke lënë kështu Milanin pas gjysmë-sezoni.

“El Pipita” ishte dëshira e madhe e ish-trajnerit të tij, Maurizio Sarri, me të cilin punoi te Napoli, ku në sezonin 2015-2016 ishte golashënuesi më i mirë i Seria A me 36 gola.

Ndërkohë, këtë sezon ai shënoi 8 gola dhe dhuroi një asistim. Në të kaluarën Higuain është aktivizuar me skuadra si Real Madrid dhe River Plate. Me kombëtaren argjentinase, ai ka luajtur në 75 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 31 gola./real-news.tv/