Hije korrupsioni mbi Wembley

wembley.jpg

Federata e Angleze e Futbollit (FA) është në hall të madh pas akuzave të korrupsionit mbi një biznesmen të njohur me origjinë nga Pakistani, i cili kërkon të blejë stadiumin “Wembley”, aty ku luan ndeshjet e saj kombëtarja e Anglisë.

Shahid Khan, pronar i Fulhamit në Premier League dhe i skuadrës së Jacksonville Jaguars në futbollin amerikan, akuzohet për korrupsion nga një ish-punonjës i klubit të Fulham.

Stadiumi ikonik ka grumbulluar borxhe ndër vite dhe shitja e aksioneve për FA-në ishte një mënyrë për të rigjallëruar financat. Por, përballë ofertës së majme të biznesmenit Shahid Khan, ka edhe pikëpyetje. Biznesmeni ka një pasuri me vlerë 7 miliardë dollarë dhe 1 miliard e ka ofruar stadiumin e famshëm.

Mbetet për t’u parë nëse FA-ja do e pranojë ofertën…

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303