Hilary Clinton tallet me Trump

C6747F83-897A-4DF9-8A52-99AE74961341.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgoi javën e kaluar një letër homologut të tij turk për t’i kërkuar te ndalonte ofensivën turke në verilidnje të Turqisë, por gjuha e përdorur prej tij u kritikua gjerësisht

Rivalja e tij në fushatën e 2016, demokratja Hillary Clinton publikoi në Twitter një letër të sajuar, të shkruar gjoja nga ish-presidenti amerikan, John Kennedy për ish-presidentin e ish-Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, për t’u tallur me letrën që presidenti Trump i dërgoi homologut të tij turk.

“E gjetur në arkiv”, shkroi Clinton në përshkrimin e kësaj letre të montuar. Letra gjoja ishte dërguar më 16 tetor 1962, në kohën e krizës së raketave në Kubë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303