Hillary Clinton: Zuckerberg duhet të paguajë për…

DA952C69-E582-45A5-BAFA-78873FA4CF3B.jpeg

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se shefi i rrjetit social, Facebook, duhet të paguajë një çmim për atë që po ia bën demokracisë. Ajo hodhi dyshime për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta pas vendimit të rrjetit social për të mos i kontrolluar faktet e reklamave politike.

Duke folur në një tubim në Nju Jork, të organizuar për skandalin “Cambridge Analytica”, kandidatja e zgjedhjeve të kaluara tha se zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe janë në rrezik dhe e kritikoi vendimin e Facebook-ut për t’i lejuar politikanët që të gënjejnë në spotet e tyre në këtë rrjet.

Ajo tha se është e pashmangshme që të dhënat e rreme në Facebook do të kenë ndikim në zgjedhje, sepse, sipas saj, propaganda jep rezultate. Clinton shtoi se lajmi i rremë në Facebook, i publikuar në vitin 2016, se gjoja Papa Françesku e ka përkrahur Donald Trump-in në zgjedhje kishte ndikim të vërtetë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303