fbpx

“Hipa mbi çati”, Neritan Liçaj rrëfen përballjen me policinë

Pamjet e tij, në pranga, që shoqërohej nga policia ndërkohë që Teatri filloi të prishej u bënë shumë të prekshme për shqiptarët.

Aktori Neritan Liçaj ka rrëfyer në “Byro Politike” ato momente të errëta të mëngjesit të 17 majit.

Liçaj thotë se në ato momente ka qenë tek skena e teatrit për t’u çlodhur, ndërsa pas nisjes së aksionit të policisë është ngjitur në tarracë.

“Isha ne skenë duke u çlodhur, dhe kisha menduar që do hipja në çati. Hipa atje dhe pashë që ishin shumë forca, në një moment kur u fola nga tarraca u thashë çfarë po bëni, unë nuk jam Rambo.

Nuk di të gënjej, më kanë trajtuar pas gjithë asaj, nuk i ofendova. Por që ka pasur tejkalim të kompetencave të policisë dhe këtë ma konfirmojnë, kur Berti më thotë më kanë vënë pistoletën në kokë unë e besoj se ai nuk gënjen.

Nuk ishte e nevojshme gjithë ajo ngritje. Kanë abuzuar shumë. Ne këtë do e kërkojmë edhe nëpërmjet rrugëve ligjore. Ne do përpiqemi ta pengojmë zhvillimin e projektit të ri nëpërmjet institucioneve. Të veprojë drejtësia për një kauzë kaq të pastër. Masakra ligjore që është bërë është prezente. Duhet të na japin të drejtën”, u shpreh aktori.