‘Hipokritë e parazitë’. Nxehet keq Rama, publikon videon

jo.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri i ndërtimit të “Rrugës së Arbërit” që lidh kryeqytetin me Dibrën duke dhënë edhe një mesazh ndaj “hipokritëve’ rreth asaj se çfarë janë PPP-të.

“Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e ç’mirë zinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë”, shprehet Rama duke ju referuar lehtësirave që sipas tij sjell Partneriteti Publik Privat dhe duke dhënë shembull investimin në fjalë.

Reagimi i plotë:

VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀️🇦🇱

Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031😊

(Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e ç’mirë zinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë👆:

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit

scroll to top