“Hipokrizi vrastare”. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD deklarata të forta ndaj Bashës: Ja çfarë po e merr në qafë

ku.jpg

Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri me anë të një statusi në rrjetin social Facebook i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha ndërsa thekson se ka qenë i vetmi që ka vlerësuar kritikët dhe thirrjet për bashkimin e PD-së.

‘Te vetmit njerez qe kane te drejte te thone se Berisha ka pergjegjesi per ate qe ka ndodhur ne PD 4 vitet e fundit jane ata qe kane folur dhe vepruar kunder arbitraritetit qe na coi ne kete pike! Keta qe po i kerkojne llogari me ze te larte e vete kane heshtur, mire eshte te vazhdojne te heshtin!

Edhe ata qe i sherbyen Bashes deri ne 25 prill ne gjithe marrezite e tij, edhe ata qe shkonin sa ne zyren e Bashes e sa ne ate te Berishes duke bere “si teknike” te servilizmit mire eshte te bejne te njejten gje! Ata qe kerkojne largimin e Berishes me vendim personal te Bashes vazhdojne te jene sherbetore te shkaterrimit te PD-se ndersa ata qe bertasin me te madhe kunder Bashes e s’kane nxjerre nje gjysem fjale 4 vjet, te pakten te ulin koken e te kerkojne ndjese!

PD e ka marre ne qafe mediokriteti dhe oportunizmi! Nuk ka asnje te ardhme nese per Partine Demokratike nese nuk hyn ne nje proces te kthimit tek vota, gara dhe debati i lire!

Pergjegjesine per humbjen e kane te gjithe ata qe “u strehuan” ne ombrellen e nje sharlatani qe e ka cuar opoziten nga humbja ne humbje duke na u hakerryer si “tradhetare”, “sherbetore te Rames” e lloj lloj idiotizmash komuniste te injektuara nga skutat e pazareve Rama-Basha! I vetmi qe nuk ka folur asnje fjale kunder kritikeve e per me teper i ka vleresuar ka qene Sali Berisha qe ka bere thirrje per bashkim te PD! E natyrisht Basha nuk e degjoi se nuk donte! Te tjeret heshtin e tani i kerkojne edhe llogari! Ne qe duhet ta benim nuk e bejme! Hipokrizi vrastare!’-shkruan Kulluri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303