Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në një takim me banorët e zonës së Kombinatit, ndërsa te disa prej tyre kreu i PD iu shkoi në shtëpi. Por një episod i sikletshëm i ka ndodhur Kryedemokratit.
Teksa dilte nga një pallat, një prej qytetarëve të ndodhur aty i fërkoi kokën duke ia ulur, në mënyrë që të mos i zinte në mur, pra për ta ndihmuar.
Por në atë moment, truproja e Bashës ka reaguar ashpër ndaj qytetarit, duke e urdhëruar të hiqte dorën menjëherë.
“Hiqe dorën more, mos prek më me dorë mor burrë”, dëgjohet në video.

