fbpx

Hiqej si avokat duke përfituar para për marrjen e 1 kredie, ‘fundoset’ mashtruesi 30-vjeçar

Policia e Matit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim duke u hequr kështu si avokat.

Ai i ka marrë para një personi, për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.