Hiqen mbetjet e ndërtesës së shembur në Stamboll

stamboll-1.jpg

Autoritetet kompetente kanë hequr rrënojat dhe përfunduan kërkimet për viktimat në vendin ku u shemb një ndërtesë shumëkatëshe në Stamboll të mërkurën. Në ndërtesën e cila papritmas u shemb për vetëm pak sekonda në orët e pasdites humbën jetën 21 persona dhe 14 të tjerë u plagosën.

Vendin e fatkeqësisë sot e vizituan edhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya dhe prokurori hetues i rastit.

Autoritetet njoftuan vazhdimin e hetimit ndërkaq në periudhën e ardhshme do të rrënohet edhe ndërtesa fqinje për të cilën u konstatua se paraqet rrezik për dëmet që ka pësuar gjatë shembjes.Ministri Kurum sot do të marrë pjesë në varrimin e viktimave të shembjes së ndërtesës ndërsa pasdite do të takohet me banorët lokalë të lagjes Kartal./real-news.tv/

scroll to top