‘Hiqi duart se më mbyte’/ Plas keq mes policisë dhe të rinjve pranë një club-i nate (Video)

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një club-i nate mes punonjësve të policisë dhe disa të rinjve.

Thirrje të shumta dëgjohen në sfond, por gjithashtu ka pasur përplasje edhe mes palëve, siç shihet në videon e mëposhtme.

Një video e paprecedentë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, e filmuar pranë klubit të natës “Cinco Cavalli” në Tiranë, shihen punonjësit e policisë që kanë shoqëruar disa djem të mitur, të cilët punonin për të nxjerrë shpenzimet e tyre duke parkuar makinat.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, patrulla e policisë i kërkoi të miturve të shkonin në shtëpi. Por, fëmijët nuk pranuan pasi me ato pak lekë që fitonin aty, siguronin të ardhura për të mbajtur veten. Kjo bëri që policët të dalin jashtë dhe t’i shoqërojnë të miturit.

Në video shfaqet një prej adoleshentëve, i cili bën rezistencë, ndërkohë polici e godet dhe e kap për fyti.  I mituri i kërkon që t’i largojë duart prej tij, pasi është i sëmurë. Qytetari thekson se policët që ndodheshin në makinën e parë ishin në gjendje të dehur.

<iframe width=”640″ height=”480″ id=”am__1579172781644″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://vidnews.net/embed/1579172781644″></iframe><script src=”https://vidnews.net/assets/js/vid.js”>{“videoid”:”1579172781644″,”type”:50,”ratio”:0.75}</script><p><a href=”https://vidnews.net/video/1579172781644″>”Hiqi duart se më mbyte, jam i sëmurë”, policët dhunojnë të miturin që parkonte makinat në klubin e natës</a> on <a href=”https://vidnews.net”>Vidnews</a>.</p>